Eni Koci ‘tmerrësisht’ xheloze ia fshin hallën Gencit nga Instagrami: “Ishte femër bombë!”

20:54 | 17 February 2019

Eni i kishte fshirë nga Instagrami hallën Gencit , pasi ishte bërë xheloze

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi dolën publikisht mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, pas lajmit për fejesën e tyre 3 muaj më parë.

Çifti u pyet nëse ka xhelozi në mesin e njëri-tjetrit dhe Prelvukaj tregoi se në fillimet e lidhjes së tyre, Eni i kishte fshirë nga Instagrami hallën, pasi ishte bërë xheloze.

Ermal Mamaqi: Do t’iu bëj edhe disa pyetje çiftërore. A jeni xhelozë për njëri-tjetrin?

Genc Prelvukaj: Çfarë të të them Ermal, mi fshiu të gjitha hallat nga Instagrami… E ç’bëra pastaj, njoftova kushërirat dhe iu thash që çdo gjë mund të ndodhë në ditët në vazhdim.

Eni Koçi: Kjo ka një histori… Në fillim ishte si sugjerim, i thashë Gencit mos mbaj njerëz që nuk i njeh në Instagram. Ky indiferent më tha mua: Hiqi, bëj çfarë të duash… Dhe unë në fillim e pyeta nëse i njihte nja 2-3 nga ato që kishte dhe më tha që nuk i njihte. Unë po gjurmoja ato me arusha në fakt, kur shoh një femër bombë. Nuk e pash fare mbiemrin e saj, direkt e hoqa nga Instagrami. Pasi e hoqa e pyeta se kush ishte? Çfarë thua u përgjigj Genci, ajo është halla ime… Të njëjtën hallë për pak e kam hequr edhe një herë tjetër…

Ermal Mamaqi: Ti qenke e pandreqshme, ndan njeriun nga fisi…

Eni Koçi: E ndava, por e bashkova prap dhe i kërkova edhe falje hallës…

Komento: