Eni Koçi tregon se a po i frikësohet syrit të keq gjatë shtatzënisë

13:01 | 17 Gusht 2022

A po i frikësohet Eni syrit të keq gjatë shtatzënisë?

Këngëtarja Eni Koçi është në javën e 30-të të pritjes së ëmbël.

Ajo po e shijon këtë periudhë, kryesisht në pushime, e lumtur por duke e mbajtur shtatzëninë pak larg syrit të publikut.

Kjo i ka rënë në sy fansave të cilët e kanë pyetur për këtë pjesë në një sesion me pyetje – përgjigje.

E pyetur nëse i frikësohet ‘syrit të keq’, Eni u shpreh:

“Jo nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia të mbeten sa më private. Por edhe barku nuk është se më duket shumë shumë”.

Këngëtarja ka treguar se tashmë e kanë gjetur bashkë me Gencin emrin e vajzës dhe personalisht, ka zgjedhur që lindjen ta kryejë me operacion cezarian duke shprehur se kjo është zgjedhje që i takon çdo gruaje.

Komento: