Edhe një shqiptar te lista e fantazistëve, por duket më shumë si lajm i nxjerrë nga agjenti!
Hakan Calhanoglu u largua tashmë dhe duhet një pasues për të, me Milanin, që ende nuk ka vendosur. Nga Italia vijnë lajme se turkun mund ta zëvendësojë një shqiptar.
Enis Bardhi është një nga fantazistët më të talentuar në La Liga dhe kontrata i përfundon në verën e vitit 2022, teksa rinovimi me Levanten duket i vështirë.
Bardhi kërkon angazhimin në një klub më të madh dhe Milani mund të jetë “streha” e duhur.
Gjithçka mund të mbyllet me pak miliona, nisur nga fakti se Bardhi ka edhe 1 vit kontratë.
Sigurisht, megjithatë, duket më shumë si një lajm i përhapur nga agjenti i futbollistit të Maqedonisë së Veriut, pasi në ambjentet kuqezi objektivat janë Vlasic dhe Ziyech, ndoshta shtuar këtu Ilicic.