Enis Bardhi vazhdon shkëlqimin në Turqi, gol për ta shpëtuar nga humbja Trabzonsporin.
Enis Bardhi ka vazhduar me ndeshje të bukura në elitën e futbollit turk me fanellën e Trabzonspor.
Mesfushori shqiptar e ka nisur si titullar ndeshjen me Ankaragucun ku në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.
Bardhi arriti të shënonte golin e parë në këtë sfidë në minutën e 70-të.
Maxi Gomez asistoi bukur nga krahu i djathtë, derisa Bardhi u gjend mirë në zonë dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i tretë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonspor.
Kampioni në fuqi i Turqisë, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri Fenerbahce.