Enis Qerka ka reaguar pasi u shkarkua nga posti i këshilltarit të Ministrit të Drejtësisë.
Shkarkimi i tij erdhi pas raportimeve në media se i ishte arrestuar pasi u kap me 113 kilogramë dr’ogë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Qerka ka fajësuar mediat duke thënë se rasti në të cilin ka qenë i përfshirë ka qenë i ditur dhe se për këtë rast ka edhe një vendim të gjykatës.
“E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise. E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik”, ka shkruar Qerka, ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Gjykim publik
E tmerrshme se si u sulen me akuza e gjykime mediat e individ te partive politike ndaj meje per nje rast per te cilin te gjithe jane ne dijeni se nuk kam qene i perfshire dhe ka nje vendim te drejtesise.
E frikshme kur edhe ne rastet kur organi i drejtesise e deshmon pafajesine mediat e njerez te papergjegjshem ne kete vend ta bejn gjykimin publik.
Secilin tast do ta ndjeki ne rruge ligjore.
Une, familja ime dhe te gjithe e dine se nga dita pare ky rast eshte shfrytezuar me tendence per hesape politike.