Enrique e ‘qon në qiell’ veten: Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit

22:02 | 11 Nëntor 2022

Luis Enrique harron modestinë: Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit.

Luis Enrique ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për Spanjën në Kampionatin Botërorë ‘Katar 2022’.

Ka qenë një listë që ka ngjallur reagime të shumta në Spanjë pasi disa emra të mëdhenj nuk janë parë në të.

David de Gea, Thiago Alcantara apo Sergio Ramos janë yjet e mëdhenj që nuk janë përfshirë në listën e trajnerit Luis Enrique.

Duke folur për mediet gjatë këtij prezantimi, Enrique theksoi se do të luftojnë deri në fund.

“Synimi ynë është të luajmë shtatë ndeshje. Ne do të luftojmë pa dyshim si në kampionatin Evropian”,tha Enrique.

Më tej i pyetur nëse dyshon te vetja, tekniku u tregua aspak modest, ndërsa theksoi së është trajneri më i mirë në botë.

“Si mund të dyshoj? Unë jam trajneri më i mirë në tokë. Si mund t’i bind lojtarët e mi nëse më shohin duke dyshuar? Nuk ka trajner më të mirë se unë në historinë e futbollit botëror. Kjo nuk është e vërtetë, por unë e besoj”, deklaroi tekniku spanjoll.

Spanja ndodhet në Grupin E në Katar 2022 së bashku me Gjermaninë, Kosta Rikën dhe Japoninë.

Komento: