Luis Enrique flet për Mbappen.
Kylian Mbappe është rikthyer në skuadrën e Paris Saint-Germain.
Ylli francez ka arritur marrëveshje me klubin nga “Parku i Princave” dhe do të vazhdojë të paraqitet për ta.
E trajneri i PSG-së, Luis Enrique u shpreh i lumtur që e ka në skuadër një lojtar si ai.
“Kylian Mbappe është perfekt nga ajo çfarë kam parë në stërvitje. Ai ka shumë dëshirë dhe është në një gjendje mendore shumë të mirë. Jam i lumtur që kam një lojtar të klasit botëror si Kylian”, u shpreh ai.