Ensari 11 vjeҫar ka nevojë për ndihmën tuaj, ai është diagnostifikohet me Leukemi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ensari 11 vjeҫar ka nevojë për ndihmën tuaj, ai është diagnostifikohet me Leukemi

18:24 | 06 Shkurt 2019

Ensar Kastrati, 11 vjeҫari nga Gjakova, është diagnostifikuar me sëmundjen e quajtur Leokimia Burkitte, sëmundje kjo shumë e rëndë dhe e rrallë.

Ai është shtruar në Spitalin e Fëmijëve në divisionin e Pediatrisë Hematologkike dhe Onkologjisë në Freiburg të Gjermanisë, ku aktualisht i është nënshtruar kimoterapisë.

Trajtimi dhe qëndrimi i tij në spitalin gjerman kushton shtrenjt, andaj familja ka kërkuar ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë mundësi.

Trajtimi dhe qëndrimi i tij ne spitalin Gjerman kushton 150.000 €, dhe kjo shumë është e papërballueshme për prindërit dhe familjen e tij.

Deri tani, familja e tij ka arrit të sigurojë 70.000 €, ndërsa edhe 80.000 €, tjera nevojiten për ta kompletuar shumën e kërkuar nga spitali ku po qëndron Ensari, i cili është djali i vetëm në familje.

Familajarët lusim të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, teksa shihet se procedura e transferimit është shumë e thjeshtë, e lehtë dhe e sigurt (transparente)!

Linku ku mund të dhuroni paratë për Ensarin:

Ensar Kastrati vuan nga Burkitt Leukemia

Komento: