Hasani flet për skenarin kundër Thaçit para se të shkonte në Hagë: Diktohej nga jashtë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se ideja për shkëmbim territorial mes Kosovës e Serbisë, ishte një skenar që diktohej nga jashtë.
Hasani theksoi se nuk mund të ndodhë shkëmbim territorial në Ballkan pa pasur efekte domino.
“Atëherë u futën siç e dini krejt mekanizmat përfshirë edhe në Mitrovicë. Atje kryetari i komunës gjoja për bashkimin e Mitrovicës. Ai ishte një skenar që diktohej nga jashtë përmes zëdhënësve të Edi Ramës në Kosovë, që paguhen për atë punë ata dmth marrin rrogë. Çështja e ndryshimit të kufijve nuk mund të ndodhë në Ballkan pa implikacione tërësisht, do të thotë në mënyrë zingjirore dhe ajo është shtylla kryesore që stabiliteti, ABC-ja e stabilitetit në Ballkan nën ombrellën euroatlantike bazohet në parimin e mosndryshimit të kufijve”, tha ai më Tëve.
Teksa sipas Hasanit, ky ka qenë një skenar kundër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilën ai tha se para se të shkonte në Hagë pas ftesës nga Gjykata Speciale ishte personi më i delegjitimuar në Ballkan.
“Dhe tash ajo ishte një lojë që bëhej, e që kam qenë i bindur për ta komprometuar Hashimin që kur të shkon në Hagë ajo që dihej. Do të thotë se atë edhe qobanët e kanë ditë që Haga për ata është themeluar që do i thërrasin ditëve në vijim që … që thojnë mos t’ju dhimbet askujt. Prej qiellit shihej, dtth në atë kohën kur ka shku ai ka qenë, unë besoj, njeri më i delegjitimuar në Ballkan, dhe ajo ishte krejt rezultat i kësaj loje fiktive, se nuk ishte reale ajo punë dhe pastaj normal del pala tjetër dhe thotë unë e pengova tash kjo është reflektu në marrëveshjen franko – gjermane. Medemek ruhet integriteti dhe territorialiteti i palëve, por kjo meqenëse është marrëveshje dypalëshe ajo nuk mund të interpretohet vetëm siç thu ti as gjuhësisht as përmbajtësish, sepse pala tjetër është bërë gjithashtu me akomodu interesat e Vuçiqit për Serbi”, shtoi ai.