Enver Hoxhaj: Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Enver Hoxhaj: Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme

12:54 | 11 Qershor 2021

Hoxhaj: Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë tha se sjellja e Albin Kurtit në raport me dialogun është jo serioze dhe cinike.

Hoxhaj tha se ka pritur që në këtë seancë të flitet për një platformë me të cilën kryeministri të do të shkojë në dialog.

“Nga kjo paraqitje kuptuam që dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare, nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik. Sot kur dëgjova për dialogun e kuptova që jeni të papërgatitur.”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se Kurti e shpalli të vërtetën e tij të përkryer absolute, por është gabim që të shkohet në dialog pa platformë, pa parime, pa kërkuar falje Serbia, pa i anuluar marrëveshjet e mëparshme siç ka kërkuar Kurti më parë.

“Kur është dialogu i ri, ky duhet ta sjellë një platformë të re në Kuvend. Dialogu i ri i Albinit është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme… Projekti i vjetër, paketimi i ri ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, po për t’i normalizuar raportet me Serbinë.”, tha Hoxhaj.

Komento: