Enver Hoxhaj e Uran Ismaili shkojnë në takim te Albin Kurti e Vjosa Osmani

11:17 | 15 Mars 2021

Hoxhaj e Ismaili te Osmani e Kurti, fillon takimi.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetari i këtij subjekti politik, Uran Ismaili kanë nisur takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Në këtë takim do të flitet për zgjedhjen e presidentit të ri. LVV synon ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, por për këtë s’i ka votat e mjaftueshme. Që Osmani të zgjidhet presidente, nevojiten edhe votat e partive opozitare.

Osmani dhe Kurti i kanë ftuar përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimit, Osmani dhe Kurti do të takohen edhe me përfaqësuesit tjerë të partive politike. Sot me ta s’do të takohet kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje e mori drejtimin e partisë.

Komento: