Enver Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga ky shtet

11:05 | 26 May 2019

Vatikani është shteti nga i cili Hoxhaj ka kërkuar njohjen e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar të shtunën nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.

Kjo është bërë e ditur nga vet Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter, përcjell lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

“Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: