Enver Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

19:58 | 29 December 2022

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se krizat në rajon janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Hoxhaj ka thënë se krizat në Bosnje dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan.

Ai tutje ka shkruar se ndoshta dikush në Bruksel të paktën i lexon lajmet nëse BE-ja ka dështuar të veprojë politikisht.

“Krizat në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan! Ndoshta dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: