Hoxhaj: S’ka marrëveshje për njohje të ndërsjellë derisa Kurti s’do dialog serioz e as marrëveshje.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa, sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje.
“Vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjellë me Serbinë. Një mbështetje është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje të tillë!”.
“Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023, sikurse ishte vitin e kaluar!”,ka thënë Hoxhaj.