Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin italian me të cilin kanë folur për dialogun me Serbinë.
Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka treguar se me ambasadorin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
“Shkëmbim i mirë me ambasadorin Sardi në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehën mirënjohjen tonë për mbështetjen nga Italia”, ka shkruar Hoxhaj.