Enver Hoxhaj takon ambasadorin amerikan, flasin për dialogun

17:11 | 27 Shkurt 2019

Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin italian me të cilin kanë folur për dialogun me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj ka njoftuar sot se është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka treguar se me ambasadorin kanë diskutuar lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

“Shkëmbim i mirë me ambasadorin Sardi në marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehën mirënjohjen tonë për mbështetjen nga Italia”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: