Enver Hoxhaj thotë se Kurti e Osmani nganjëherë nuk e dinë që Kosova është shpallur shtet i pavarur

23:28 | 12 December 2022

Hoxhaj thotë se Kurti e Osmani nganjëherë nuk e dinë që Kosova është shpallur shtet i pavarur.

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se njëri nga personat meritor për shmangien e përshkallëzimit të situatës në veri të vendit, është ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Këto deklarata ai i bëri teksa foli për rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “Respublika” në tëvë1 vlerësoi se kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani në rast të caktuara nuk janë në dijeni rreth rrugëtimit të shtetit të Kosovës drejt pavarësisë.

“Mendoj që partnerët ndërkombëtarë amerikanë janë jashtëzakonisht të vendosur ta mbrojnë sovranitetin e Kosovës dhe nëse ka një njeri i cili ka pasur merita të mëdha që të mos ndodhë përshkallëzimi i stuatës në veri të vendit, të mbrohet Kosova si investim amerikan mendoj që është ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovennier. Nuk e di sesa kryeministri Kurti, presidentja Osmani mund ta kuptojnë drejtë. Nganjëherë ata nuk e dinë si ky vend është shpallë i pavarur se si është ndërtuar si vend i pavarur se çfarë ka ndodhur në negociatat në Vjenë, Rambuje nuk e kanë kujtesë dhe përvojë”, tha ai në tëvë1.

Sipas tij, nëse Kurti do ta dëgjonte ambasadorin amerikan për shtyerjen e vendimit për targat, situata do të ishte tjetër në veri të vendit.

“Nuk e dinë, i bjen që nuk e marrin në konsideratë këtë arritje po përtej vlerësimit që kanë mbi të kaluarën e Kosovës kjo i takon më shumë qytetarëve ta bëjnë një gjë të tillë mendoj që ambasadori amerikan ka qenë një njeri i cili në një situatë shumë kritike për vendin e ka mbështetur Kosovën që të mos përshkallëzohet situata në veri dhe nëse Kurti do ta dëgjonte në fund të gushtit, fillim të shtatorit ndoshta situata do të ishte tjetër edhe në veri”, shtoi ai.

Madje, ai vlerëson se pushteti aktual është bindur se ushtrimi i sovranitetit të vendit nuk mund të bëhet pa partneritet me ndërkombëtarët.

“Këtu ka ndodhë gabimisht këtu është mendu që sovraniteti i Kosovës mund të ushtrohet pa partneritet dhe ne që ishim në Qeveri për një kohë të gjatë e di që nganjëherë kundërshtarët tanë në opozitë partneritetit i kanë thënë servilitet. Por besoj që janë bind këto ditët e fundit që shtetet e reja të vogla që janë në rrugë e sipër për ta mbyllë shtetësinë e tyre, ushtrimi i sovranitetit shkon bashkë me partnerët tanë sepse Kosova nuk e ka armik vetëm Serbinë, e ka edhe Rusinë edhe Kinën”, tha ai.

Komento: