Enver Hoxhaj tregon çka ju tha zyrtarëve të BE-së sot në Bruksel

16:28 | 17 December 2018

Takimi për MSA mes Kosovës dhe BE-së në Bruksel ka përfunduar me tensione mes dy palëve.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka qenë i pari që ka reaguar pas takimit për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe BE-së në Bruksel.

Ai ka shkruar në Tëitter se e ka theksuar faktin që Kosova mbetet e izoluar, për shkak se BE-ja nuk e mbajti premtimin e saj për liberalizimin.

“Në takimin e tretë për MSA-në, e theksova se viti 2018 do të kujtohet nga kosovarët, si viti kur BE-ja dështoi të mbajë premtimin e vet për liberalizimin e vizave. Kosova mbetet shteti i vetëm i izoluar nga Ukraina në Greqi”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: