Enver Hoxhaj tregon se a do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Enver Hoxhaj tregon se a do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së

14:44 | 14 Janar 2021

A do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së, tregon Enver Hoxhaj.

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.

Ai në një konferencë për media ka thënë se PDK do të kandidojë e vetme si në zgjedhjet e vitit 2019.

“Koalicioni PDK-NISMA është i pamundur. Ne do të qëndrojmë të vetëm si kemi qenë më herët në zgjedhjet e vitit 2019 pa koalicion. NISMA ka qenë pjesë e qeverisë dhe ne në opozitë do të qëndrojmë kështu, pa koalicione. Nuk ka ndryshuar asgjë që të kemi një koalicion të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka treguar se a do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Vlora Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pandashme e saj sikurse unë. Vlora Çitaku më së paku ka nevojë të ketë një ftesë që t’i bashkohet listës së kandidatëve për deputet, se a do të jetë pjesë ajo tani është çështje individuale”, ka thënë Hoxhaj.

Komento: