Enver Tahiraj është një prej lojtarëve që i takojnë Gjeneratës së Republikës.
Si të gjitha sportet tjera edhe volejbolli ka luajtur rol të madh në vitet e 90-ta, duke iu kundërvu regjimit kriminal serb.
Tahiraj i takon Gjeneratës së Republikës.
Ai ka qenë ndër volejbollistët më të talentuar në vitet e 90-ta, ka luajtur me sukses në vitet më të rënda, kur Kosova ishte e rrethuar nga të gjitha anët nga pushtuesi serb.
Tahiraj me një armatë sportistësh, në kushte të vështira dhe fusha të improvizuara, i kanë zhvilluar garat por asnjëherë nuk u ndalën përkundër presionit dhe kërcënimeve që vinin nga milicia serbe.
Ai është krenar që i takoi periudhës më të vështirë por edhe më të lavdishme të sportistëve shqiptarë të Republikës së Kosovës, periudhës kur i rezistuan agresorit serb.
Tahiraj edhe sot është një kontribuues i madh në të gjitha sportet, njihet si njeri i qetë, fjalëpak, profesionist dhe punëtor i madh në fushën e sportit.