S”ka epidemi të fruthit në Kosovë.
Pas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shumë vende të botës, përfshirë edhe rajonin, janë në situatë alarmante nga epidemia e fruthit, edhe në Kosovë është ngritur shqetësimi për këtë sëmundje.
Por në Institutin e Shëndetit Publik dhe në Klinikën Infektive të QKUK-së, thonë se në vendin tonë, nuk ka epidemi të fruthit dhe se situata është e qetë.
Megjithatë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kryejnë vaksinimin kundër fruthit.