Epopeja e Dukagjinit dhe 24 Marsi ‘pajtojnë’ Thaçin e Haradinajn

19:43 | 24 Mars 2019

Sot është shënuar përvjetori i Epopesë së Dukagjinit si dhe bombardimet e NATO-s.

Dy krerët e shtetit, presidenti e kryeministri i Kosovës janë bashkuar në 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Ata kanë kujtuar betejën e Gllogjanit, derisa kanë thënë që kjo datë është historike për gjithë Kosovën dhe kombin shqiptar, raporton KTV.

Duke iu referuar Dhomave të Specializuara për Kosovën, Kryeministri i Kosovës, tha se asnjë gjykatë nuk mund të njollosë luftën e UÇK-së.

Rifat Jashari, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka thënë se falë atyre që dhanë jetën në luftë, Kosova u bë shtet.

Në këtë ngjarje, u dekoruan disa familje të dëshmorëve dhe shoqata të dala nga lufta.

E Haradinaj, as te dielën nuk ka pranuar të flasë rreth presionit të taksës, duke thënë që për këtë do të deklarohet në ditët në vazhdim.

Komento: