Eqrem Kryeziu ‘godet’ Isa Mustafën, e quan defatore të Rrahman Morinës

09:05 | 03 August 2019

Sot pritet të zgjedhet kryetri i ri i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e saj zgjedhor përmes së cilit do ta votojë kryetarin e ri të partsë. Pritet që edhe këtë herë “timonin” në këtë parti ta marrë kryetari aktual, Isa Mustafa.

Por pak para fillimit të procesit të votimit publikut i është drejtuar edhe ish-nënktyetari i parë i LDK’së, Eqerem Kryeziu. Ai e ka quajtur Mustafën defatore të Rrahman Morinës. E të pranishmit në Kuvendin Zgjedhor, Kryeziu ka thënë se do të kujtohen gjatë.

“Nga kjo pikëpamje mund të them se po qe se Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës konfirmon sot për udhëheqës Defatoren e Rrahman Morinës, anētarët e atij Kuvendi do të kujtohen për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Kryeziu.

“Kur vogëlsia ime parashikon ndonjë gjë, nuk është se kam dhunti të fshehtë. Parashikimin mund ta bëj vetëm duke qenë vëzhgues i vëmendshëm i historisë morale të njeriut. ….Sepse, mos harroni (ta parafrazojmē Ungjillin sipas Gjonit): tradhtia është tradhti vetëm kur jemi të vetëdijshëm për të”, ka shkruar në facebook, ish nënkryetari i parë i LDK’së.

E LDK, sot procesin e Kuvendit Zgjedhor pritet që ta mbajë pa prnainë e mediave. Procesi gjatë 2015’ës kishte kaluar me probleme. Kishte qenë Vjosa Osmanin të cilës i ishte mohuar kandidimi si dhe me Donika Gërvalla Schartz, mediat ishin larguar nga salla, në momentin që kishin nisur pakënaqësitë mes delegatëve për përfaqësim në Këshillin Drejtues të partisë.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur kryetar, me aklamacion në këtë Kuvend. Ndërsa për herë të parë ai ishte zgjedhur në vitin 2010, derisa kundërkandidat e kishte kryetarin e deriatëhershëm Fatmir Sejdiu. E ky i fundit ka shprehur kandidaturën për t’u kthyer në krye të LDK-së.

Komento: