Era e fortë dhe moti i ligë shkakton reduktime, KEDS jep këtë njoftim

16:15 | 11 February 2019

Era e fortë dhe mot i ligë që ka mbizotëruar në vendin tonë ka bërë që të kemi ndërpreje të energjiksë elektrike.

KEDS, ka njoftuar për rajonet të cilat kanë pasur reduktime më shumë dhe prishje të rrjetit përcjell ORAinfo.

“Për shkak të motit të lig dhe erërave të forta që po mbretërojnë në shumë vende të Kosovës, ka disa dalje jashtë punës.

Vendet më të afektuara janë rajoni i Gjakovës, Pejës, Prizrenit, Skenderajt dhe Mitrovicës. Ekipet tona janë në terren dhe po mundohen që në kohë sa më të shpejtë të sanojnë prishjet, megjithatë, moti i lig po e vështirëson situatën”, thuhet në njoftim

Komento: