
Një shtyllë elektrike është rrëzuar në fshatin Studime të Vushtrrisë si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut që kanë përfshirë zonën, raporton Gazeta10.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, shtylla ka rënë mbi rrugë, duke paraqitur rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Banorët e zonës bëjnë të ditur se moti i keq, i shoqëruar me erëra të fuqishme, ka shkaktuar dëme në infrastrukturë./Gazeta10
