Era e fortë rrëzon vinçin mbi një veturë në Gjilan

20:47 | 28 Korrik 2022

Erërat e forta në Gjilan kanë bërë që një vinç të rrëzohet mbi një veturë.

Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, njofton Klankosova.

Televizioni ka kontaktuar me policinë në Gjilan por ende nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare rreth rastit.

Komento: