Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka festuar ditëlindjen në stil të madh, duke i bërë vetes një dhuratë të veçantë.
Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë një foto ku shihet pranë një veture luksoze, me mbishkrimin: “From me to me 🎂”.
E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe pranë një makine të tipit BMW të dekoruar me fjongo të kuqe, Era duket se ka vendosur të shpërblejë veten për këtë përvjetor të rëndësishëm, shkruan Kosovarja.