
Të gjithëve na ka prekur tragjedia që ndodhi në Shqipëri.
Era Istrefi nuk e ka menduar mbrëmë se tërmeti që kishte ndjerë edhe ajo gjatë orëve të para të mëngjesit, të ishte kaq fatal.
Era Istrefi ka publikoi një video, në të cilën shihet se si janë ndierë lëkundjet e tërmetit.

Lëkundjet e tërmetit tragjik në Shqipëri, janë dëgjuar edhe në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Ky tërmet ka bërë që tek qytetarët të ketë panik, ndërsa të gjithë janë në këmbë për t’iu ndihmuar të prekurve nga ky tërmet.
Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar një video, me të cilën tregon se i ka ndierë lëkundjet, por nuk ka pritur të dëgjojë lajme kaq të trishtueshme me mëngjes.
“E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme :(.. Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”, ka shkruar Era.
