Era Istrefi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.
Këngëtarja kosovare, Era Istrefi me anë të postimeve të fundit tregon se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, shkruan lajmi.net.
Edhe pse dikur ka qenë bionde duket se Era është rikthyer sërish në po të njëjtën ngjyrë të cilës i shkon mjaft shumë.
“E lindur për tu përkulur ja qëllova”, ka shkruar ajo.
Era po vazhdon me koncertet e saj në vende të ndryshme ku edhe ky vit ishte tejet i suksesshëm për të.