Erdhi me shumë bujë, po largohet pa lënë shenja të Manchester United

21:11 | 31 Maj 2021

Donny van de Beek do të takohet me drejtuesit e klubit të Manchester Unitedit për të diskutuar të ardhmen e tij. Mesfushori holandez është i pakënaqur me vitin e tij të parë te “Djajtë Kuq”.

Van de Beek nuk ka arritur të bindë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe ka pasur minutazh të vogël. 24-vjeçari ka luajtur vetëm 511 minuta edicionin që lamë pas në Premier League.

Holandezi ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025.

Ai u transferua te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi në vitin 2020 për 39 milionë euro.

Komento: