Tifozi i Milanit tallet keq me De Ketelaere, kërkon kthimin e tij në Belgjikë me Amazon.
Një tifozë i Milan me humor ka kërkuar që Amazon ta kthen Charles De Ketelaere në Belgjikë, për shkak të formës jo të mirë që e ka treguar këtë fillim sezoni në Lombardi
Kuqezinjtë ishin fokusuar dhe bënë gjithçka që ta transferojnë 21 vjeçarin nga Club Brugge në verë, duke paguar rreth 32 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Fatkeqësisht për De Ketelaere ai ka dështuar që të tregojë aftësitë e tij derisa ka shkëlqyer shumë pak në këto gjashtë muaj me Milanin.
De Ketelaere luajti 120 minuta me Milanin në Kupën e Italisë por që në fund ata humbën në Torino, derisa ai dështoi për të treguar diçka gjatë tërë ndeshjes.
Pas takimit, një tifoz i Kuqezinjve është ankuar për paraqitjen e De Ketelaere në Twitter duke thënë: “Eja tash, kthejeni atë me Amazon, ai është një m… i pabesueshëm”.
Më qesharakja ishte kur një përfaqësues i Amazonit ju kundërpërgjigj atij duke e pyetur: Tung, si mund të ju ndihmojmë?
“Po, e kam një pako nga Belgjika që dëshirojë ta kthejë”, erdhi përgjigja e shpejt e tifozit të Milanit, loja me fjalë nuk shkoj pa u parë. “Pacco” do të thotë pako në italisht por po ashtu ndonjëherë përdoret edhe si “dështim” në gjuhën angleze.
“A është ky një rikthim për ndonjë mjet që është dorëzuar nga Amazon apo nga shitës me palë të treta? Mund ta kontrolloni porosinë me e-mail”, ka shkruar Amazon që dukej se nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë.
“Shitës i palës së tretë”, u përgjigj tifozi.
“Në këtë rast, ju këshilloj që të kontaktoni direkt me shitësin që t’ju jep më shumë ndihmë. Mund ta kontaktoni këtu duke i ndjekur këto instruksione. Ne mbetemi në dispozicionin tuaj”, vazhdonte me këshilla ndihme Amazan.
“Mirëmbrëma, Club Brugge”, është shkëmbimi i tyre gjë që shkaktoj shumë të qeshura në rrjetet sociale.