Erdhi në jetë 8 javë para kohe, foshnja lufton koronavirusin

10:03 | 22 April 2020

Virusi Korona po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Tracy Maguire kujton momentin kur pa mjekët të futnin një shtupë në hundën e foshnjës së saj tre javshe për ta testuar për koronavirusin.

Nëna e re thotë se është një nga “gjërat më të këqija” që ajo ka parë.

“Ishte hera e parë që pashë foshnjën time të qante ashtu,” tha ajo. “Unë po e mbaja në krahë dhe nisa të qaja se bashku me të”, shprehet Tracy.

Lindur para kohe bebja Peyton u diagnostikua me Covid-19 në vetëm tre javë.

Ardhja e saj më 26 Mars – tetë javë para datës së caktuar të saj – rrëzoi të gjithë planifikimin e familjes.

Kur Tracy po e lante foshnjën e saj i vuri re disa simptoma të vogla. Mjekët i thanë të mos frikësohej sepse foshnja është mirë edhe pse ka testuar pozitiv me koronavirus.

Peytonit iu dha steroide për të ndihmuar në forcimin e mushkërive të saj dhe mori një kujdes të mirë nga infermieret në ditët që pasuan diagnozën e saj derisa u shërua.

Komento: