Erdhi për pushime në Kosovë, zhduket mërgimtari

09:11 | 05 September 2021

Një person është raportuar si i zhdukur në polici, pasi i njëjti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut, teksa bëhet e ditur se i zhdukuri jeton në Austri dhe kishte ardhur për pushimë në Kosovë.

Policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Komento: