Erdogan befason, shfaqet në Stamboll para mbështetësve

23:44 | 14 Maj 2023

U tha se fluturoi në Ankara, befas Erdogan shfaqet në Stamboll para mbështetësve.

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, i cili u raportua se ishte në kryeqytetin Ankara nga mediat shtetërore turke më herët gjatë ditës, ka bërë një paraqitje surprizë në Stamboll.

Ai përshëndeti mbështetësit teksa largohej nga rezidenca e tij në lagjen Uskudar të Stambollit, rapoton Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Kur janë numëruar 93.67 për qind e votave, Erdogan ka fituar 49.63 për qind të votave. Ndërkaq rivali i tij, kemal kilicdaroglu ka marrë 44.63 për qind të votave.

Sipas këtyre rezultateve në Turqi do të ketë balotazh

Komento: