Erdogan është në telashe, pesë gjeneralë ushtarakë japin dorëheqje

00:00 | 26 August 2019

Erdogan është në telashe.

Pesë gjeneralë të ushtrisë turke kanë dhënë dorëheqje pas një takimi të këshillit ushtarak që është zhvilluar në fillim të muajit gusht.

Këshilli i Lartë Ushtarak (YAS), i kryesuar nga Presidenti Tayip Erdogan, u mblodh për të diskutuar për promovimet, pushimet nga puna dhe vendosjet e personelit të lartë ushtarak më 1 gusht të këtij viti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Dorëheqjet nga një gjeneral i madh dhe katër gjeneralë brigadier u dorëzuan si një reagim ndaj vendimeve të këshillit, të cilat u përshkruan nga oficerët ushtarakë në pension si një përpjekje për ta bërë ushtrinë turke më të vogël.

Komento: