Turqia pajtohet për armëpushim.
SHBA njoftoi të enjten një armëpushim 120-orësh nga Turqia në verilindje të Sirisë, për të lejuar luftëtarët kurd të tërhiqeshin nga rajoni, duke mbështetur në mënyrë efektive qëllimet e ofensivës turke.
Mike Pence, nënkryetari i SHBA-ve, tha që administrata e Trump-it gjithashtu kishte rënë dakord të mos zbatonte sanksionet e reja “masive”, për të cilat ajo kërcënuar për sulm dhe madje premtoi një gjë të tillë këtë javë, transmeton lajmi.
Turqia është angazhuar për një armëpushim të përhershëm pas tërheqjes kurde, por nuk ka dhënë premtime për tërheqjen e luftëtarëve të saj, njofton the Telegraph.
Marrëveshja u arrit pasi Pence dhe Mike Pompeo, sekretari i shtetit të SHBA-ve, zhvilluan bisedime ballë për ballë me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara.
Ai u detyrua të mohojë akuzat se marrëveshja arriti në një “tradhti të dytë” të kurdëve, të cilët SHBA i mbështetën në luftën kundër ISIS-it.
Një zyrtar turk i tha Reuters se Turqia “mori pikërisht atë që donin nga takimi”.
Forcat kurde nuk ishin palë në marrëveshje dhe nuk ishte e qartë nëse ata do të respektoheshin, megjithëse Pence tha se Amerika kishte filluar tashmë tërheqjen e forcave të YPG.
Presidenti Trump mbrëmjen e së enjtes e miratoi marrëveshjen nga larg, duke thënë se ishte “një lajm i mirë”, duke shtuar se “Miliona jetë do shpëtojnë!”
Pence, duke njoftuar marrëveshjen në një konferencë shtypi në Ankara, tha se Amerika mbështet planin e presidentit Erdogan për ta kthyer Sirinë në një zonë të sigurt.
Ai gjithashtu dha idenë për të biseduar me krerët e YPG, të cilët kishin “mirëpritur” marrëveshjen.
Marrëveshja erdhi një ditë pasi presidenti amerikan i dërgoi të parit të Turqisë javën e kaluar. Shtëpia e Bardhë lëshoi kopje për të treguar se sa i ashpër ishte qëndrimi i tyre ndaj Turqisë.
E shkruar në ligjerim bisedimor, jo atë politik, ajo përdori një kombinim të këshillimit me kërcënim, për të bindur Erdoganin ta rimendojë një vendim për pushtimin e Sirisë, për të cilën ky i fundit ia kumtoi një gjë të tillë Trump-it në një bisedë telefonike më 6 tetor.
Zyrtarët turq konfirmuan se letra ishte e vërtetë dhe thanë që Erdogan hodhi letrën në kosh dhe urdhëruan që sulmi të fillonte.