Erdogan i bindet Trumpit, ndal sulmet ndaj kurdëve

20:35 | 17 Tetor 2019

Turiqa ka ndal sulmet kundër kurdëve në Siri.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.

Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, raporton televizioni informativ gjerman N-TV.

Lajmin e ka kumtuar nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence.

Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri.

Komento: