Sulmi i Turqisë ndaj kurdëve është tema më e diskutuar në botë.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan thotë se Turqia do t’jua ‘shtypë kokat’ luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në Sxirinë veriore.
Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Por, të shtunën, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin.
Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain.
Duke folur në një tubim në provincën turke Kayseri, Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, sic u ra dakord për armëpushimin, ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve.
“Nëse tërhiqen, në rregull. Nëse jo, minutën në të cilën do të përfundojnë 120 orët ne do të fillojmë nga atje ku e lamë dhe do të shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan.
Lideri turk do të bisedojë javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Të shtunën ai tha se nëse ato bisedime nuk do të japin një zgjidhje, Turqia do të implementojë planet e veta. /TCH