Erdogan lajmërohet sërish, u kërkon përsëri mbështetësve t’i ruajnë me “çdo kusht” kutitë e votimit

21:44 | 14 May 2023

Lajmërohet Erdogan, u kërkon përsëri mbështetësve t’i ruajnë me “çdo kusht” kutitë e votimit.

Presidenti i Turqisë. Recep Taip, Erdogan, u ka kërkuar mbështetësve të qëndrojnë pranë kutive të votimit.

Erdogan ka lëshuar një deklaratë në Twitter ka kërkuar që të mos braktisen qendrat e votimit.

Ai ka përgëzuar popullin turk për mbajtjen e zgjedhjeve në qetësi.

“Fakti që zgjedhjet e 14 majit u zhvilluan në formën e një feste të madhe të demokracisë me paqe dhe qetësi është një shprehje e pjekurisë demokratike të Turqisë sonë”, ka shkruar Erdogan.

“Ndërsa zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon ende, përpjekja për të shpallur rezultate me ngut do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”, ka thënë ai.

“Ne jemi të kënaqur që favori i kombit tonë reflektohet në numërimin e vazhdueshëm të votave. U kërkoj të gjithë mbështetësve dhe shoqëruesve të mi që të qëndrojnë në kutitë e votimit, pa marrë parasysh çfarë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. Përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Kur janë numëruar 84.32 për qind të votave, Erdogan ka 50.20 për qind të votave. Por vazhdimisht ka rënie pas çdo përditësimi të të dhënave zyrtare të zgjedhjeve

Komento: