Erdogan ndali sulmet, vjen reagimi i mënjehershëm i Donald Trump

21:14 | 17 October 2019

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se “lajme të mira” së shpejti do të vijnë nga Turqia, pas disa orëve bisedime bilaterale midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Trump iu referua një konference për shtyp të Pence dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo pas bisedimeve të gjera me zyrtarët e lartë turq, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Kemi lajme të mira nga Turqia. Pas pak, Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të mbajnë një konferencë për media. Falënderoj presidentin Erdoğan. Miliona jetë do të shpëtohen”, shkroi Trump në Twitter.

Ndryshe, Erdoğan dhe Pence sot në Ankara zhvilluan takime kokë më kokë dhe midis delegacione lidhur me Sirinë që gjithsej zgjatën mbi katër orë.

Mbrëmë mediat amerikane publikuan një letër që Trump ia kishte shkruar me 9 tetor Erdoganit, e ku i kërkonte të ndalte sulmet ndaj kurdëve, në të kundërtën do t’ia shkatërronte ekonominë Turqisë.

Poashtu Trump në fund i kishte thënë Erdoganit t’i bindej e “të mos bëhej budalla”.

Komento: