Erdogan sërish viziton Beogradin, pritet nga Vuçiq

22:58 | 06 Shtator 2022

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdgoan ka arritur në Serbi, ku atje është pritur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Mirë se vjen në Serbi”, ishte mbishkrimi i Vuçiq në rrjetin e tij social në Twitter, në fotografinë e tij me Erdogan.

Presidenti turk pritet të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Serbi.

Ndryshe, gjatë qëndrimit të fundit të ministrit të Jashtëm turk në Beograd, u tha se gjatë vizitës së presidentit Erdogan është planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritej, duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Komento: