Ofensiva turke në Siri do të vazhdojnë nëse kurdët nuk tërhiqen ka thënë presidenti Erdogan.
Turqia do të marrë masat e nevojshme nëse nuk respektohen dy marrëveshjet e bëra me Uashingtonin e Moskën, që parashikojnë tërheqjen e milicisë kurde nga verilindja e Sirisë, paralajmëroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Për ne, nuk ka ndryshime për sa i përket masave të nevojshme që do të duhen të merren, nëse nuk mbahen premtimet e bëra në marrëveshjet e përfunduara me SHBA-në dhe Rusinë”, deklaroi Erdogan.
Më 9 tetor, Turqia filloi një operacion në verilindje të Sirisë kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes Popullore (YPG), të cilën e përshkruan si “terroriste”, por që mbështetet nga vendet perëndimore kundër grupit Shteti Islamik (IS).
Ankaraja e ndërpreu këtë ofensivë një javë më parë pas një marrëveshjeje me SHBA-në, që parashikonte tërheqjen e YPG më shumë se 30 kilometra nga kufiri turk, në një zonë të gjatë 120 kilometra dhe marrëveshjes me Rusinë, sipas së cilës Moska duhet të lehtësojë tërheqjen e YPG nga zonat e mbetura të kufirit turk midis lumit Eufrat dhe kufirit irakian.