Erdogan uron Vjosa Osmanin për 17 shkurt: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

18:25 | 17 Shkurt 2026
erdogan-uron-vjosa-osmanin-per-17-shkurt:-mbeshtesim-sovranitetin-dhe-integritetin-territorial-te-kosoves

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë.

Në letrën dërguar presidentes Vjosa Osmani, Erdogan ka shprehur mbështetjen e Turisë për Kosovën.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uron Presidenten Vjosa Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Tuqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Presidenti Erdoğan ka riafirmuar mbështetja e vazhdueshme e Tuqisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare. Presidenti Erdoğan po ashtu thekson angazhimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftim.

Komento: