Erdogani i publikon pamjet e sulmit në Zelandën e Re për fushatë zgjedhore

20:59 | 16 March 2019

Erdogan goditi liderin e opozitës Kemal Kılıçdaroğlu,

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi në kuadër të fushatës zgjedhore, ka publikuar pamje nga sulmi i së premtes në xhami në Christchurch në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona.

Presidenti turk shikoi bashkë me masën e njerëzve në ekranin e madh momentet kur Brenton Tarrant kreu sulmin.

Me një veprim të tillë, Erdogan goditi liderin e opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, të cilin e akuzon për nxitje të urrejtjes ndaj myslimanëve.

“Çfarë dallimi ka në mes teje dhe senatorit australian”, pyeti Erdogan, duke iu referuar senatorit australian të krahut të djathtë Fraser Anning, i cili pas sulmit, tha se shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në rrugët e Zelandës së Re ishte programi i emigracionit, që lejonte fanatikët myslimanë të emigrojnë në këtë vend.

“Në këtë pikë ju jeni me terrorizmin”, tha presidenti turk, në referencë të një fjalimi të Kılıçdaroğlu të 15 marsit, ku ai foli për ekstremizmin islamik.

“Ai do të paguajë për këtë më 31 mars’, tha Erdogan, datë kjo në të cilën do të mbahen zgjedhjet lokale në vend.

Të paktën 49 persona humën jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në sulmin terrorist në dy xhami në Christchurch në Zelandën e Re.

Tarrant, ekstremist i djathtë, filmoi vetën derisa kreu sulmin.

Komento: