Erdogani telefonoi ekipin pas fitores ndaj Austrisë: Jua puth sytë të gjithëve

13:02 | 03 July 2024

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan telefonoi dhe uroi ekipin e Kombëtares Turke të Futbollit, e cila arriti në çerekfinale, duke mundur Austrinë 2-1 në fazën e 1/16-ve të Evropianit.

Montella, Guler dhe Barish Yilmaz folën në një linjë direkte me Erdoganin.

“Unë po ju ndjek hap pas hapi. Sot isha me ju dhe ju përqafoj me gjithë zemër. Uroj gjithë ekipin. Ju puth sytë të gjithë futbollistëve tanë”, u tha Erdogani futbollistëve.

Komento: