
Vendi ynë pasditën e sotme është përballur me mot të keq.
Pasditja e sotme u karakterizua me erëra të forta, stuhi e reshje të shiut.
Derisa ky mot pritet të mbretërojë edhe në ditët në vazhdim, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, ka apeluar për kujdes dhe rrezikshmëri.
“Erërat e forta që kanë filluar sot në disa pjesë të Kosovës, hyn në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.
Organet përgjegjëse, në këtë rastë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, duhet që të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre fenomeneve natyrore, ndërsa Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’iu ndihmuar qytetarëve në rast të ndonjë nevoje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.