Erërat e forta, ja çka ndodhi në Pejë e Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Erërat e forta, ja çka ndodhi në Pejë e Prishtinë

19:44 | 23 Shkurt 2019

Erërat e forta shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Dëme materiale kanë shkaktuar erërat e forta të së shtunës mbrëma në rajonin e Pejës. Shumë shtylla elektrike, pullaze e objekte të tjera, janë demoluar nga erërat, raporton KTV.

Banorët thonë se kjo ndodh sa herë që ka erëra.

Në Stacionin e Autobusëve në Pejë, erërat rrëzuan një hekur i cili ra mbi një autobus.

Ndeshja e dy kabllove elektrike nga erërat, dyshohet se ishte shkaktare e djegies së kulmit të shtëpisë së Sejdi Hashanit në komunën e Obiliqit.

Dëmet në rrjetin elektrik i kanë konfirmuar edhe në KEDS.

“Kemi dhjetëra shtylla elektrike të rrëzuara nga erërat dhe përçues të këputur. Gjendja më e keqe është në rajon të Pejës, ku kemi pasur 8 prishje. Ekipet i kemi në terren dhe po sanojnë dëmet në kohën më të shkurtër të mundshme. Në regjionin e Prishtinës kemi 4 prishje”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog, Drenas e Graçanicë.

Komento: