Erërat e forta, mbesin pa rrymë Peja dhe Prizreni – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Erërat e forta, mbesin pa rrymë Peja dhe Prizreni

22:35 | 21 Dhjetor 2019

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin ekektik në disa rajone të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme rajoni i Dukagjinit është përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike.

Me këtë problem janë ballafaquar kryesisht komunat e Pejës dhe Prizrenit.

Zëdhënsi i KEDS’it, Viktor Buzhala, ka thënë për Gazetën Express se prishjet kanë ardhur si rezultat i erërave të forta.

“Erërat e forta kanë shkaktuar shumë prishje sidomos në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë Buzhala.

Tutje, ai tregoi se ekipet punuese kanë dalë në terren dhe po punohet me intensitet të shtuar që të sanohen të gjitha prishjet.

“Ekipet kanë dalë në terren gjatë gjithë kohës dhe janë duke i rregulluar prishjet. Deri tash janë rregulluar pjesa më e madhe e prishjeve, sidomos në Pejë dhe Prizren. Ekipet po punojnë me intensitet të shtuar”, ka thënë Buzhala për Gazetën Express.

Komento: