Erërat e forta, Peja vazhdon të mbetet pa rrymë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Erërat e forta, Peja vazhdon të mbetet pa rrymë

19:06 | 22 Dhjetor 2019

Një mot me erëra të forat ka mbizotëruar në vendin tonë.

Qe dy ditë, rajoni i Dukagjinit është përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike.

Me këtë problem janë ballafaquar kryesisht komunat e Pejës dhe Prizrenit.

Peja po vazhdon të ketë probleme me energjinë elektrike edhe gjatë të dielës. Si pasojë e erërave të forta, qytetarët e Pejës kanë mbetur pa rrymë.

Situatë e njëjtë është raportuar edhe gjatë të shtunës. Ndërkaq zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala, të shtunën ka thënë për Gazetën Express se prishjet kanë ardhur si rezultat i erërave të forta.

“Erërat e forta kanë shkaktuar shumë prishje sidomos në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë Buzhala.

Tutje, ai tregoi se ekipet punuese kanë dalë në terren dhe po punohet me intensitet të shtuar që të sanohen të gjitha prishjet.

“Ekipet kanë dalë në terren gjatë gjithë kohës dhe janë duke i rregulluar prishjet. Deri tash janë rregulluar pjesa më e madhe e prishjeve, sidomos në Pejë dhe Prizren. Ekipet po punojnë me intensitet të shtuar”, ka thënë Buzhala për Gazetën Express.

Komento: