Erërat e forta rrëzojnë drunjtë përballë stacionit të policisë në Prishtinë, vendi rrethohet me shirita

16:30 | 01 July 2023

Një shi i rrëmbyer e ka goditur gjatë ditës kryeqytetin e Kosovës.

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, drunjtë janë rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të policisë në Prishtinë.

Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Me poshtë i gjeni disa fotografi nga demet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta.

Komento: